Janë katër futbollistë ofensivë tek të cilët ka varur shpresat më të mëdha trajneri i Italisë, Xhan Piero Ventura për ndeshjen e Botërorit ndaj Shqipërisë në Palermo. Andrea Beloti, Çiro Imobile, Lorenco Insinje dhe Kandreva janë futbollistët që do të kenë në shënjestër portën e mbrojtur nga i riu Thoma Strakosha. Mediat italiane numërojnë golat që do të jenë në formacionin e të kaltërve me këtë katërshe si titullare.
Beloti ka shënua 22 gola në Serinë A këtë sezon, Imobile është në kuotën 17, Insinje ka 12, ndërsa Kandreva “vetëm” 5. Gjithsej, bëhet fjalë për 56 rrjeta, një shifër vërtet e lartë, edhe pse jo aq sa MSN-ja e Barcelonës. Për më tepër, Beloti ka shënuar 3 gola për kombëtaren në eleminatoret e Botërorit, ndërsa Imobile ka bërë katër. i vetmi minus nëse mund të quhet i tillë, është që dyshja e sulmit këta gola i ka shënuar jashtë fushe, ndërsa ndaj Shqipërisë do të luhet në Itali.
Sfidanti.al