Nelson Hysaj fiton ndeshjen e 8-të në profesionizëm, siguron titullin UBF!

Me moshën që ka mund të cilësohet me të drejtë veteran. Nelson Hysa është një nga boksierët më të mirë të Shqipërisë, ndonëse është kujtuar vonë për të hyrë në profesionizëm. Në moshën 38-vjeçare, shkodrani arriti fitoren e tetë në kategorinë e peshave të rënda, duke garuar në Mal të Zi. Hysa triumfoi me nokaut teknik ndaj një kundërshtari të fortë si kolumbiani Huan Kamilo Novoa. Ky sukses i siguroi një titull të rëndësishëm në boks, siç është ai i Federatës Universale të Boksit, UBF.

Në ringun e vendosur në Arenën e kryeqytetit malazez, Podgoricë, shqiptari pati epërsi dhe fitoi në raundin e tretë. Kjo ishte fitorja e tij e 8-të në 8 ndeshje si profesionist në kategorinë e peshave të rënda të boksit profesionist. Nga këto, ai ka 6 fitore me nokaut, duke mos e ndjerë aspak moshën që nuk mund të quhet e vogël. Hysa e dominoi ndeshjen dhe vlen të theksohet se kjo ndodhi pak ditë pasi ai triumfoi ndaj boksierit nga Namibia, Vikapita Meroros, në kategorinë UBO në ndeshjen e zhvilluar Sallën e Parkut Olimpik “Feti Borova” në Tiranë.

Sfidanti.al