Një vajzë bukuroshe me mend në kokë do të kishte ëndrrën më normale që të arsimohej e të kulturohej, të gëzonte kënaqësitë e diturisë, të lidhej me një djalë simpatik, që ta respektonte e ta donte si njeri, e pastaj ta dëshironte si femër. Kjo gjë, për fat të keq, shpesh nuk ndodh as në vendet më të zhvilluara të botës. Një modele me hire vërtet të shkëlqyera paska pranuar të luajë rolin e një shërbëtoreje, të mbajë çantën e një sportisti, për të siguruar … padyshim disa para më shumë.
Lindsi Pelas, ky është emri i modeles, që është ftuar nga golfisti Grejson Marrej pikërisht që t’i mbajë çantën në turneun Masters në Ougusta Nejshënël (Augusta National). Duket se Marrej i ka bërë një lloj propozimi vajzës së bukur, duke i shkruar në Tuiter: “Hej, Lindsi Pelas, nëse unë fitoj javën që vjen në Hjuston, ju do të jeni shoqëruesja ime në Masters”. Lindsi iu përgjigj thjesht dhe shkurt, “natyrisht”, ndërsa Marrej nuk mund të rrinte pa bërë një koment se “Ej, duket se gjeta një motivim shtesë për të fituar”.
Gjithsesi, golfisti duhet të bëjë atë pjesë që duket më e vështira, pra të kualifikohet për në Masters dhe mediat e specializuara shkruajnë se nuk do ta ketë aspak të lehtë. Ja pra, që çmimi për të fituar bukurinë është shpesh herë i lartë.
Sfidanti.al