Championsi i femrave, shpërthim anglez, por edhe i Barcelonës!

Katër skuadra shumë të forta janë në gjysmëfinale, por një ndryshim thelbësor ka ndodhur. Anglia është kthyer në fuqi edhe në futbollin e femrave, me Çelsin dhe Arsenalin që u kualifikuan në Champions. Vajzat blu të Londrës madje realizuan një arritje të madhe duke eliminuar kampionen në fuqi të Europës, Lionin. Përballja bë “Stemford Brixh” ishte dramatike dhe përfundoi pas gjuajtjes së penalltive. Çelsi kishte fituar 1-0 në Francë, por mezi e çoi ndeshjen në kohën shtesë me humbjen 1-2 në shtëpi. Arsenali, ndërkaq, eliminoi Bajernin duke e mundur 2-0 pas humbjes 0-1 në Bavari. Kualifikim bindës për nënkampionen e Europës, Barcelonën, me fitoren 5-1 ndaj Romës pasi kishte fituar 1-0 edhe në Itali. Gjysmëfinalistja tjetër ishte Volfsburgu gjerman që mposhti Paris SG.

Sfidanti.al