Milani dorëzohet për Leaon, gati ta transferojë për 80 milionë euro!

Nëse kjo do të kishte ndodhur verën e kaluar, gjithçka do të kishte qenë shumë mirë, pasi kartoni i tij arrinte në mbi 100 milionë euro, madje deri në 130! Këtë vit gjithçka ka ndryshuar dhe Rafael Leao nuk cilësohet më aq shumë i vlefshëm, ndërsa nga ana tjetër nuk po dëgjon të rinovojë kontratën me Milanin. Sulmuesi i Portugalisë nuk është në formën e duhur, ndërsa drejtuesit i kanë dhënë afat për 15 ditë, duke i dhënë edhe ofertën e tyre. Nëse nuk do të pranojë, synohen të fitohen 80 milionë euro nga kartoni i tij.

Sfidanti.al