Portieri i Ganës shpëton për mrekulli në stërvitje

Ishte një nga ato momente të futbollit që mund të shkaktojnë tragjedi, dhe që ndodhin për shkaqe që jo gjithmonë mund të parashikohen. Portieri i Ganës, Xho Uollakot, shpëtoi për fat ndërsa porta me shtylla prej alumini u rrëzua fare pranë tij. Nuk dihet se çfarë ndodhi, pra se përse porta u rrëzua, por pamjet filmike dhe fotografitë tregojnë se portieri ishte shumë pranë, ndërsa po stërvitej. Porta e goditi 26-vjeçarin në këmbë duke e lënë përtokë me dhimbje, por mund të kishte qenë shumë më keq nëse do ta kishte goditur në kokë.

Sfidanti.al