Juventusit mund t’i kthehen shpejt disa të dëmtuar, nga Kieza tek Di Maria!

Ndërprerja e kampionatit do t’i bëjë mirë “zebrave” dhe trajneri Alegri pret lajme të mira. Në rifillimin e kampionatit, Juventusi mund të ketë në ekip lojtarë tepër të rëndësishëm dhe të dëmtuar si Federiko Kieza, Angel Di Maria, Milik, Bonuçi apo Mireti. Një numër aspak i vogël lojtarësh, pa folur për cilësinë e tyre. Futbollistët kanë humbur disa ndeshje si ndaj Sampdorias, Interit, Frajburgut. Gjithsesi, Pol Pogna ende nuk është i sigurt se kur kthehet, po ashtu Kai Zhorge.

Sfidanti.al