Shqipëria U17 nuk e përballon dot Francën në “Arenë”!

Nis me humbje, madje të thellë, raundi elitë i kampionatit europian për kombëtaren e moshave të drejtuar nga Ervin Bulku. Kuqezinjtë e moshës deri 17 vjeç u mposhtën bindshëm nga Franca U17 me rezultatin 0-4 edhe pse ndeshja u luajt në “Arenën Air Albania”. Francezët shënuan nga dy gola në çdo pjesë loje duke treguar dominimin e plotë. Ndeshja e dytë e kuqezinjve të rinj do të jetë në 25 mars ndaj Zvicrës, gjithashtu në “Arenën Air Albania”.

Sfidanti.al