Nuk e ka makinën e tij, dhe nuk ka as moshën e holandezit. Fernando Alonso është e qartë se po zhvillon një kampionat botëror krejtësisht të vetin dhe vendi i tretë që arriti në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në Xheda ishte konfirmimi për këtë. Piloti spanjoll, që sot ka kalur 40 vitet e jetës, shkëlqeu në timonin e Aston Martinit, duke u lënë prapa vetëm nga dy makinat Red Bull. Podiumin, që ia morën fillimisht, ia kthyen pas 3-4 orësh dhe Alonso është në vendin e tretë në botërorin e këtij viti në Formula 1. Mbetet vetëm të imagjinohet se çfarë mund të kishte bërë nëse do të kishte qenë në timonin e Red Bullit!
Sfidanti.al