Kartoni i Halandit tek Man. Siti vlen plot 200 milionë euro!

Sulmuesi norvegjez arrin në kulmin e vlefshmërisë futbollistike, dhe kjo për shkak se është pjesë e skuadrës kampione të Anglisë, dhe sepse Pep Guardiola ka rinovuar kontratën. Më parë, klauzola e transferimit e Erling Halandit ishte 200 milionë euro në 2024 dhe 175 milionë euro në 2025, por tani është bërë vetëm 200 milionë euro. Kjo, pas rinovimit të Guardiolës. Largimi nga Dortmundi arriti në 100 milionë euro, ndërsa nga Salcburgu në 20 milionë. Sulmuesi norvegjez është 22-vjeç dhe ka shënuar 39 gola në 39 ndeshje këtë sezon, duke mbajtur pak a shumë ritmin që kishte tek Dortmundi.

Sfidanti.al