Momenti është shumë i vështirë dhe në klub ka “gjyqe”, por gjithsesi ka edhe ndonjë njoftim pozitiv. Mediat italiane shkruajnë se Milan Shkriniar është kthyer në stërvitje për Interin dhe se mund të jetë i gatshëm për ndeshjen në Champions ndaj Portos. Mbrojtësi sllovak, ish-kapiten, ka qenë i dëmtuar dhe ka munguar së fundmi ndërsa zikaltërit duhet të mbrojnë epërsinë minimale 1-0 arritur në “San Siro” ndaj portugezëve.
Sfidanti.al