Në Spanjë vënë alarmin për fatin e skuadrës “blaugrana”, edhe pse ajo kryeson renditjen e La Ligës. Siç shkruan “Marka” e Madridit (aspak, mediat katalanase), klubi në “Kamp Nou” rrezikon një ndëshkim të rëndë për akuzat për korrupsion me gjyqtarët. Sipas “Markës”, UEFA mund ta lerë Barcelonën jashtë kupave të Europës sezonin e ardhshëm pa pritur fare përfundimin e gjyqit sportiv në Spanjë, i cili mund të vazhdojë edhe si gjyq administrativ për korrupsion. UEFA mund ta ndërmarrë këtë hap sepse mund të konsiderojë që Barcelona prish imazhin e garave të saj duke qenë nën akuza të tilla.
Sfidanti.al