Tifozët e Dortmundit deshën të hynin me dhunë në “Stemford Brixh”!

Në kryeqytetin britanik kishin arritur me mijëra gjermanë më shumë sesa kishin bileta për në stadium. Ishte një mbrëmje kaotike në Londër ajo përpara ndeshjes Çelsi-Dortmund në Champions, pasi tifozët e Borusias deshën me patjetër që të kishin mundësi të hynin në “Stemford Brixh”. Mijëra prej tyre mësynë barrierat dhe kordonin e policisë duke krijuar një shqetësim të madh. Nuk ia dolën, por gjithsesi problemet ishin të mëdha dhe disa prej tifozëve arritën të kalonin.

Sfidanti.al