O kampion bote na fal, pse nuk u fute në ..Big Brother

Nëse do të kishte hyrë në “Big Brother” këtë sezon, do të ishte shumë më i njohur se sa një kampion bote në një sport që i takon ..një bote tjetër. Eklent Kaçi, një djalosh 24 vjeçar , me stekën e tij të artë ka dalë kampion botë për herë të dytë në botërorin e bilardos. Kur pat fituar për herë të parë, kampioni na prishi gjumin letargjik me fjalët e tij : “ Edhe unë gëzohem për Luiza Gegën , kampione në Europë, po ju pse nuk gëzoheni për mua si kampion bote në bilardo..”

Nuk ka bujë për Eklentin kampion bote i cili bën mrekulli me stekë! Askush nga politika nuk ia puth dorën, nuk ka as tapet të kuq për një kampion në “sportin e gabuar”. Çudi që sillemi në këtë mënyrë, sepse tek ne, vetë loja e jetës është si një bilardo e madhe, ku gropa na shitet sikur të jetë parasja. Kujtoni pak “Dardanelen tonë”: Një herë që dolëm në finalet e Europianit në futboll, gati “ngritëm” në këmbë edhe ata që nuk janë mbi tokë.. për të festuar gjënë më të çmuar që na kishte ndodhur…

Në Italinë fqinje , kur një sportist del kampion bote me shpatë, pra në sportin e skermës, shpata e ndan në mes edhe topin e futbollit, që mbahet si sporti më i shenjtë. Në Shqipëri, nëse do të bëhej një garë më bilardo brenda në Big –Brother, s’do të mbetej njeri pa mësuar emrin e “kampionit të botës”…brenda shtëpisë.

Sfidanti.al