Myrto Uzuni ka 18 rrjera në Spanjë, është 7 gola larg rekordit historik!

E pamundur të ndalet, ndonëse këtë herë më i miri ishte dikush tjetër. Myrto Uzuni e bëri detyrën përsëri për Granadën, në një ndeshje të Ligës së Dytë të Spanjës, në të cilën shkëlqeu mbi të gjithë Horge Molina që shënoi dy herë dhe shërbeu një asist. Sulmuesi kuqezi gjithsesi e realizoi golin e tij dhe tani është vetëm 7 rrjeta nga rekordi absolut i kampionatit. Që në vitet 50-të të shekullit të kaluar, rekordi është vendosur me 25 gola, por beratasi është duke e kërcënuar seriozisht. Uzuni ka 18 gola, duke qenë i pari në renditjen e Këpucës së Artë, madje me diferencë nga të tjerët, e deri në fund të kampionatit mbeten për t’u luajtur edhe 12 ndeshje.

Me ritmin e këtij viti, shqiptari 26-vjeçar mund t’ia dalë dhe të hyjë në historinë e futbollit spanjoll. Falë golave të këtij edicioni, ai mund të pretendojë edhe të jetë lojtari më i mirë i Ligës së Dytë, veçse objektivi kryesor mbetet ngjitja në elitë. Granada është aktualisht në vendin e 4-ët dhe vetëm 3 pikë larg vendit të parë, ndaj edhe ngjitja në La Liga nuk është aspak një utopi. Për më tepër, me ndihmën kryesisht të Uzunit, skuadra spanjolle është ajo që shënon më shumë gola, dhe kjo pritet të ndikojë jo pak në renditjen përfundimtare.

Sfidanti.al