Dhunë ndaj arbitrit në ndeshjen e Kupës në Brazil!

Për skuadrën modeste ëndrra ishte pranë realizimit. Ekipi i kategorisë së katërt, Serzhipe, po fitonte ndaj një gjigandi të futbollit brazilian si Botafogo dhe ishte pranë kualifikimit në Kupën e Brazilit. Gjithsesi, kjo gjë nuk ndodhi, Serzhipe u eliminua në mënyrën më të dhimbshme të mundshme, me një gol të miqve në minutën e 10-të shtesë, e kjo gjë shkaktoi një skandal të vërtetë. Rregulli i Kupës në Brazil është që skuadrat udhëtuese kualifikohen nëse barazojnë dhe kjo i acaroi shumë lojtarët, tifozët deri edhe drejtuesit e klubit të vogël. Arbitri Batistao u sulmua në fushë nga futbollistët vendas, por edhe nga presidenti i klubit të kategorisë së katërt.

Si përgjigje, erdhi reagimi i arbitrit anësor që goditi presidentin e Serzhipes me flamur. Vendasit ishin të zemëruar se përse i dhanë 9 minuta shtesë, dhe se përse arbitri e vazhdoi lojën sërish edhe pas përfundimit të shtesës, për të ekzekutuar disa goditje nga këndi, që në fund sollën edhe barazimin. U desh ndërhyrja e forcave speciale të policisë për të shpëtuar gjyqtarin nga më e keqja, ndërsa pritet që të merren nga masa kundër Serzhipes nga organet e disiplinës në futbollin brazilian.

Sfidanti.al