Kampionia e Francës, një “Zonjë e Rëndë” që dëshiron “bashin e vendit” në kontinent, ende nuk po e gjen identitetin e saj. Paris SG nuk e ka një fytyrë të qartë, një stil dhe një filozofi, siç e kanë Reali, Barcelona, Liverpuli apo Bajerni. Viti 2023 nuk mund të bëhej më i keq për skuadrën e trajnerit Kristof Galtie, që ka pësuar 5 humbje në vetëm 2 muaj, përfshi edhe disfatën e rëndë 0-1 në “Parkun e Princave” ndaj Bajernit në Champions. Edhe pse fitorja 3-0 në fushën e Marsejës ishte një provë force dhe karakteri, sërish kampionati francez nuk është “njësia e duhur matëse” e forcës së PSG-së. Mediat shkruajnë se yjet luajnë për veten dhe kjo dëmton skuadrën. Po ashtu, ka krizë në raportin mes ekipit dhe drejtuesve, diçka që nuk të bën të parashikosh ndonjë të mirë.
Sfidanti.al