Vërtet po pëson humbje, por sepse Poteri ka “kallaballëk” tek Çelsit!

Ata që ndjekin stërvitjen e Bluve të Londrës thonë se trajneri e ka tepër të vështirë të menaxhojë gjithë skuadrën. Graham Poter ka në dispozicion 31 futbollistë tek Çelsi dhe kur vjen puna në stërvitje, ai nuk mundet që t’i përfshijë të gjithë ata në ushtrimet e tij. Mjaft lojtarë punojnë në grupe të vogla derisa t’u vijë radha për t’u ushtruar me Poterin. E gjitha kjo ka krijuar probleme dhe tekniku nuk po mundet të zbatojë idetë e veta në praktikë me një ekip ku “nuk e merr vesh i pari të dytin”.

Sfidanti.al