Ka qenë këto kohë në ekipin 21 të klubit të Premier Ligës, dhe tani do t’i jepet shansi për të provuar veten diku tjetër në futbollin e të rriturve. Adrion Pajaziti do të huazohet nga Fulhami tek Haugesundi i Norvegjisë, ku do të luajë deri në fund të sezonit për të parë se çfarë do të ndodhë edicionin e ardhshëm. Pajaziti është tepër i ri, vetëm 20 vjeç, dhe është pjesë e Shqipërisë U21, por pritet të thirret në kombëtaren e të rriturve nga ana e trajnerit Silvinjo.
Sfidanti.al