Mançester Junajtidi eliminoi Barcelonën si në 1984, 1991 dhe 2008!

Këtë herë heroi ishte Antoni, i cili e nisi ndeshjen nga stoli. Braziliani ndihmoi “djajtë e kuq” të përmbysnin rezultatin 0-1 dhe të kualifikoheshin për në raundin e tretë të Ligës së Europës në kurriz të Barcelonës. Katalanasit udhëhoqën 1-0 me golin e Robert Levandovskit me penallti në pjesën e parë, por Fred dhe pastaj Antoni në 73’ përmbysën shifrat në 2-1. Ndeshja e parë në “Kamp Nou” kishte përfunduar 2-2, dhe katalanasit pësuan humbjen e parë që nga tetori.

Miqtë kishin mungesa si Gavi, Dembele apo Pedri, dhe nuk ishin pak, ndërsa në pjesën e parë Barça mund të kishte fituar më thellë. Gjithsesi, në 180 minuta besohet se Mançester Junajtidi e meritoi dhe tani mund të luftojë për trofeun. Kishte ndodhur kështu në 1984, kur anglezët përmbysën shifrat 0-2 në kohën e Maradonës për të fituar 3-0 në “Old Traford” me golat e Robsonit dhe Stepëlltonit. Po ashtu në 1991, në finalen e Kupës së Kupave, kur Mark Hjuxh i dha fitoren 2-1, dhe në 2008 ishte Pol Skoulls që shënoi golin e kualifikimit në gjysmëfinalen e Championsit.

Sfidanti.al