NBA, Adetokumbo do të mungojë për Miluokin

Ylli i Baksave pësoi dëmtim në kyç që në fillim të Ndeshjes së Yjeve ku luajti vetëm 20 sekonda. Janis Adetokumbo nuk ka ndonjë lëndim tepër të madh, por gjithsesi pritet që të mungojë të paktën për një kohë të shkurtër. Nuk dihet saktësisht sesa do të jetë kjo kohë, ndërsa NBA rinis të premten ndeshjet pas pushimit pikërisht të Ndeshjes së Yjeve. Adetokumbo është jo vetëm lojtari më i mirë i Miluokit, por edhe shënuesi i tretë më i mirë i sezonit me 31.8 pikë për ndeshje, pas Luka Donçiçit (33.3) dhe Zhoel Embijdit (33.1).

Sfidanti.al