Çfarë kaosi me portierët e Njukasëllit në prag të finales së Kupës!

Flasim për trofeun e vogël, atë të Ligës (Karabao), ku “laraskat” do të duhet të ndeshen me Mançester Junajtidin. Finalja e kësaj kupe është tepër shpejt, javën që vjen, dhe Njukasëlli do të ketë një problem të madh në portë. Gardiani titullar, Nik Poup, që është pjesë e kombëtares së Anglisë, mori një karton të kuq krejt të panevojshëm ndaj Liverpulit në ndeshjen e Premier Ligës, dhe sipas rregullores do të jetë i pezulluar. Normalisht, Njukasëlli ka edhe portierin e dytë shumë të mirë, Martin Dubravkën, por ky nuk luan dot sepse është huazuar nga Junajtidi. Portieri i tretë Darlou është dhënë hua tek Hull Junajtidi dhe nuk mund të thirret. Kush mbetet? Një emër që tifozët e Liverpulit e mbajnë mend mirë, Loris Karius, që ka gati dy vjet pa një ndeshje zyrtare.

Sfidanti.al