Lebron kthehet pas rekordit të pikëve, ndihmon Lejkërsat në fitore!

Luajti sfidën e parë pas thyerjes së rekordit të pikëve. Lebron Xhejms u kthye në formacionin e Lejkërsave duke kaluar dëmtimin, me një tjetër paraqitje të rëndësishme dhe një fitore, 120-102 ndaj Nju Orlinsit. Mbreti i basketbollit shënoi 26 pikë dhe shtoi 6 topa në tabela e 6 asistë, ndonëse gaboi shumë në gjuajtje, deri edhe në ato personale. Gjithsesi, prania e tij në parket ishte e mjaftueshme që Liqenasit të merrnin fitoren, duke pasur në krah edhe Entoni Dejvisin. Basketbollisti qendër pati 28 pikë, 10 topa në tabela e 5 asistë, duke marrë një vlerësim të lartë, ashtu si edhe D’Anxhelo Rasëll. Nju Orlinsi ka probleme sepse i mungon ylli kryesor, Zajon Uilliamson i dëmtuar.

Sfidanti.al