Pas Red Bullit dhe Ferrarit, prezantohet edhe makina e re e Mercedesit!

Pas kampionëve të Red Bull dhe rivalëve të Ferrarit, ishte radha e Mercedes që zbuloi makinën e saj të re për botërorin 2023 të Formula 1. Ndryshime në motor, aerodinamikë dhe pamje për njëvendëshen që do të drejtohet nga pilotët Hemilton dhe Rasëll, ndërsa kolaudimi i është besuar Mik Shumaker, djalit të legjendës së Formula 1, Mikael Shumaker. Po ashtu, Mercedes do të bashkëpunojë me Ford, që kthehet në pistat e Formula 1, pas një mungese të gjatë. Risi është rikthimi te ngjyra e zezë, si në kohën kur Hemilton fitoi edhe Botërorin e fundit me këtë skuderi.

Sfidanti.al