Kritika të ashpra në Francë për Xhixho Donarumën!

Krejt e ndryshme është atmosfera që rrethon portierin e Paris Sent Zhërmen, Xhanluixhi Donaruma. Italiani është në qendër të kritikave nga tifozët dhe mediat franceze, që e cilësojnë fajtor për humbjen me Bajernin. Në fakt, portieri gaboi në golin e Koman. Për këtë ai është vlerësuar me notën 4 nga prestigjozja. “L’Ekip”. Ndërkohë tifozët shkojnë më larg, pasi kthejnë në mëndje faktin që po me dy gafa të tij, Paris SG u eliminua nga Champions një vit më parë nga Reali Madridit. Donaruma u ble pikërisht për kompeticione të tilla dhe deri tani duket se ka dështuar.

Sfidanti.al