Futbollisti më i ri në fazën me eliminim në Champions

Vërtet u mund, por ka një gjë për të cilën mund të krenohet edhe Paris SG.  Me aktivizimin kundër Bajernit, Uarren Zaire-Emeri u bë lojtari më i ri që luan në fazën me eliminim direkt në historinë e Ligës së Kampioneve. Vetëm 16 vjeç e 343 ditë ai u hodh në fushë nga minuta e parë, ndërsa interesant është fakti që shok skuadre kishte lojtarë si Lionel Mesi dhe Serxho Ramos, që kanë luajtur në Champions League kur Zaire-Emery ende nuk kishte lindur. Mesfushori francez konsiderohet si një talent i vërtetë dhe jo më kot ka djegur të gjitha etapat, duke fituar besimin e trajnerit të Paris Sent Zhërmen në këtë sezon.

Sfidanti.al