Flitet për një ndeshje nga ato që janë vendimtare, pasi një fitore do ta afronte titullin dhe një humbje do ta largonte ndjeshëm. Mançester Siti i Pep Guardiolës do të jetë në provën e Arsenalit në Premier Ligë, dhe dy kryesuesit përballen për të treguar se kush është më i fortë. Pas ndeshjes ndaj Aston Vilës, Guardiola u shqetësua shumë sepse Erling Halandi pati një dëmtim dhe u zëvendësua pas pushimit. Lajmet nga Anglia janë që gjigandi norvegjez i sulmit tashmë është mirë dhe se ai mund të luajë. Arsenali është i paralajmëruar.
Sfidanti.al