Donçiç dhe Irving në fushë, por Dallasi humbet!

Duhej të ishte ditë feste, por nuk ndodhi ashtu. Në Arenën e Sakramentos, dolën së bashku të dy yjet e Dallasit, Luka Donçiç e Kajri Irving, veçse suksesi nuk qe me ta. Skuadra nga Teksasi u mund me pikë të ngushta, 133-128, në një përballje spektakolare në basketbollin amerikan, ndonëse Donçiç e Irving shënuan në total 55 pikë. Talenti nga Sllovenia pati 27 pikë, 9 topa në tabela e 5 asistë, ndërsa Irving arriti në 28 pikë, 7 topa në tabela e 7 asistë. Gjithsesi, për Sakramenton në parket ishte një lojtar i frymëzuar si Foks që shënoi 36 pikë, ndërsa Domantas Sabonis shtoi 22 pikë e 14 topa në tabela. Plot 6 lojtarë të vendasve realizuan me dy shifra.

Sfidanti.al