Borusia e Dortmundit siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Skuadra verdhezi mundi në transfertë 1-2 Bohumin, duke hedhur një hap të rëndësishëm në turneun e dytë për nga rëndësia në futbollin gjerman. Emre Xhan shënoi i pari për Borusian, ndërsa mesfushori me origjinë turke ia dedikoi golin pikërisht viktimave të tërmetit. Vendasit barazuan në pjesën e dytë, ndërsa goli i fitores për skuadrën nga Dormundi u realizua nga Rojsh. Me këtë sukses, Borusia konfirmohet edhe në këtë sezon mes kandidatëve për fitimin e Kupës së Gjermanisë.
Sfidanti.al