Marash Kumbulla e feston ditëlindjen me dhurata për fëmijët në Burrel!

Edhe ai ka qenë dikur i vogël, ndërsa sot mund ta cilësojë veten me fat. Marash Kumbulla është njëri nga mbrojtësit më të mirë të kombëtares shqiptare, dhe një ditë më parë pati ditëlindjen. Përveç festimeve të zakonshme, futbollisti 23-vjeçar e shënoi ditën e emrit me një bamirësi. Kumbulla, në bashkëpunim me shoqatën “Save the Children Italia”, dërgoi dhurata për fëmijët e një kopshti në Shqipëri. Pakot u dërguan pikërisht në kopshtin numër 3 në qytetin e Burrelit, në rrethin  Matit, që cilësohet si një nga zonat më të varfëra në vend. Bashkë me dhuratat, Kumbulla u dërgoi edhe një mesazh fëmijëve të vegjël, duke i uruar fat në jetë, e duke i porositur që të mësojnë sa më shumë pasi edukimi do t’i ndihmojë kur të rriten. Natyrisht, do t’i ndihmojë edhe talenti sportiv nëse do ta kenë. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare bashkëpunon prej vitesh me këtë shoqatë humanitare në me degë në Itali. Ndërkaq, ai mori një urim për ditëlindje në televizionin e klubit të tij, Romës, me një video të aksioneve të tij këtë sezon. Kumbulla nuk është se ka luajtur shumë këtë vit nën drejtimin e Zhoze Murinjos, por shpreson që të ngjitet më lart në hierarki.

Sfidanti.al