A thua Mesi ka dhënë 3.5 milionë euro për Turqinë pas tërmetit?!

Pas tërmetit shkatërrues dhe tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë, bota e sportit është bërë bashkë për të lehtësuar sado pak dhimbjen e të prekurve. Mes shumë lajmeve për ndihmën që po i jepet Turqisë bie në sy ajo e Lionel Mesit. Mediat turke bëjnë të ditur se sulmuesi argjentinas do të shpërndajë 3.5 milionë euro ndihma.  Lionel Messi i ka kërkuar fondacionit të tij që të dërgojnë ndihma në vendet e goditura nga tërmeti. “Fondacioni Leo Messi” është një fondacion familjar që drejtohet nga vëllai i tij i madh  Matias Messi. Ai është partner me UNICEF, ndërsa edhe në të shkuarën ka organizuar dhe dhuruar fonde. Ky lajm po bën xhiron e botës në rrjetet sociale, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e Fondacionit apo enturazhit të Lionel Mesit.

Sfidanti.al