Kthehet Jokiç dhe Denveri konfirmohet si kandidati për titull!

Denver konfirmohet si një nga pretendentët e këtij sezoni në kampionatin amerikan të basketbollit. Naxhets vijuan serinë pozitive, falë paraqitjes së shkëlqyer në Nikola Jokiç. Në mbrëmjen e rekordit historik të NBA të vendosur nga LeBron Xhejms, ka shëklqyer edhe një tjetër yll i basketbollit. Nikola Jokiç ndihmoi Denver në fitoren e thellë 146-112 kundër Minesotës. Basketbollisti serb mbylli ndeshjen me tre shifra dopjo me 20 pikë, 16 asist dhe 12 topa të kapur në tabelë. Me këtë sukses, Denver Naxhets blindojnë vendin e parë në Konferencën e Perëndimit dhe në të njëjtën kohë konfirmohen si favoritë në garën e titullit kampion në këtë sezon. Vazhdon me një tjetër humbje moment negativ i Bruklin që është dorëzuar përballë Feniks me katër pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 112-116. Njeriu i fitores për Sans ishte Deandre Ajton me 35 pikë dhe 15 topa në tabelë. Ndërkohë, i vetmi detaj pozitiv për Nets në këtë ndeshje vjen nga Kem Tomas, i cili bëhet basketbollisti u parë nën 21-vjeç që shënon më shumë se 40 pikë në tre sfida radhazi. Këtë rekord e mbante më parë një emër i madh i NBA si Alan Ajverson. Fitore të rëndësishme në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së fundit në basketbollin amerikan siguruan Nju Orlins dhe Nju Jork Niks.

Sfidanti.al