Zeman nuk heq dorë nga akuzat: Në Itali nuk ka ndryshuar asgjë për dopingun!

Ish-trajneri i Foxhës, Romës dhe Lacios, njëri nga përfaqësuesit më spektakolarë të profesionit, ka qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë. Zdenek Zeman ka deklaruar që në vitet 90-të e pastaj në fillim të viteve 2000 se Seria A ka pasur me dopingun, dhe ka kritikuar sidomos Juventusin. “Zoti Moxhi duhet të dalë nga laboratoret dhe të kthehet në stadiumet e futbollit, – tha Zemani atëherë, – vërtet jam i habitur sesa shumë kanë ndryshuar fizikisht lojtarët e Juves”. Sot, Zemani thotë se asgjë nuk ka ndryshur për dopingun, dhe se vazhdon e njëjta gjë, ndërsa janë ngritur shumë pikëpyetje pas vdekjes së dhimbshme të Xhanluka Vialit dhe disa lojtarë kanë pohuar se kanë marrë substanca të rrezikshme.

Sfidanti.al