Është kampione olimpike dhe njëra nga më të mirat xhudiste në botë. Distria Krasniqi, vajza 27-vjeçare nga Kosova, arriti një tjetër triumf në karrierën e saj të shkëlqyer. Në kategorinë deri 52 kg fitoi medaljen e artë në Grand Slemin e Parisit 2023. Krasniqi, pasi fitoi të artën në Lojrat Olimpike të Tokios, ia doli në finalen e turneut në kryeqytetin e Francës ndaj hungarezes, Reka Pup. Siç është tashmë traditë, ajo festoi me shenjën e shqiponjës, ndërsa fitoi në raundin e dytë me një spanjolle, pastaj një xhudiste nga Mongolia dhe në gjysmëfinale me një franceze.
Sfidanti.al