Çelsi shpenzon 330 milionë paundë në janar, por më i miri mbetet … Tiago Silva!

“Kantieri” është në ndërtim e sipër dhe nuk mund të jetë ndryshe. Çelsi i pronarit Tod Boehli bëri “namin” tani në janar me 323 milionë paundë stërlina blerje, por gjithsesi rezultati i parë ishte një barazim zhgënjyes 0-0 me Fulhamin në “Stemford Brixh”. Blerja-rekord, Enzo Fernandez, u hodh menjëherë titullar, ndërsa Mudrik Madueke dhe Fofana bënë paraqitjen e tyre të parë në shtëpi. Gjithsesi, ish-ylli i fushës dhe ish-trajneri, Glen Hodëll, thotë se pavarësisht blerjeve të shumta lojtari më i sigurt dhe më i mirë në formacionin e Çelsit është Tiago Silva. Mbrojtësi 38-vjeçar nga Brazili, ndryshe nga blerjet e shtrenjta, u mor me parametër zero nga Paris SG në 2020.

Sfidanti.al