Një incident gjatë një gare të çiklizmit ka rrezikuar të kthehet në një tragjedi të vërtetë. Në Turin e Besazh, që po zhvillohet në Francë, grupi që kryesonte garën është përfshirë në një përplasje massive vetëm 25 kilometra nga vija e finishit. Një gjë e tillë ndodh shpesh në garat e çiklizmit, por këtë herë mund të kishte rezultuar fatale për Valentin Ferron. Francezi 25-vjeçar që u përfshi në këtë incident, kaloi parmakët e urës, por për fat të mirë u mbajt dhe evitoi rrëzimin nga një lartësi e konsiderueshme që mund të kishte rezultuar tragjike. Ai arriti të kthehet sërish në rrugë, ndërsa pas këtij incidenti, gjyqtarët vendosën të ndërpresin garën.
Sfidanti.al