Gjashtë skuadra cilësoheshin në Angli si gjigandet e afta për të luftuar për titull dhe që kishin thuajse ekskluzivitetin e luftës për në Champions. Flitet për Mançester Sitin, Liverpulin, Çelsin, Mançester Junajtidin, Arsenalin dhe Totenhemin. Në këtë grup tashmë ka hyrë edhe Njukasëlli, jo për shkak të ndonjë projekti të madh sportiv, por të injektimit të qindra milionë paundëve në forcimin e skuadrës. Gimaresh, Tripier, Vud, Bërn, Isak, Botman, Poup kanë ardhur si përforcime dhe janë shpenzuar gati 300 milionë euro. Tashmë, në Premier Ligë ka 7 ekipe të mëdha.
Sfidanti.al