Thuajse paska plasur grushti mes Benfikës e Çelsit për Fernandezin!

Pazari u mbyll në rregull dhe u paguan nja 115 apo 120 milionë euro, ndonëse me këste dhe me klauzola. Gjithsesi, transferimi I Enzo Fernandezit nga Benfika tek Çelsi nuk paska kaluar kaq lehtë, pasi drejtuesit sportive të dy klubeve paskan bërë fjalë e paskan qenë gati për t’u përplasur fizikisht. Nuk dihet mirë se çfarë bëri që të arrihej deri në këtë nivel, por thuhet se pronari I Çelsit, Tod Boehli, dhe presidenti I Benfikës, Rui Kosta ishin që të dy të pranishëm në “vend ngjarje”.Thuhet se Kosta u largua nga salla I zemëruar kur Çelsi e uli ofertën nga 107 milionë paundë në 80 milionë dhe me një lojtar tjetër në pazar.

Sfidanti.al