Milani, nga dëmtimi i Benaserit deri tek sherri i Teo Hernandezit

Nuk po shkojnë aspak mirë punët për kampionët e Italisë, të cilët jo vetëm që nuk do ta mbrojnë dot titullin, por që edhe rrezikojnë të mos shkojnë në Champions. Milani është me halle dhe një problem janë dëmtimet. Ndalon edhe Benaseri, që bashkohet me portierin Menja dhe të kapitenit Kalabria. Ibrahimoviç kthehet, por nuk dihet se në çfarë gjendjeje fizike, ndërsa Teo Hernandez është i mërzitur dhe i nxehur, aq sa është përplasur me Paolo Maldinin. Në total, lojtarët e Milanit kanë humbur 144 ndeshje këtë sezon.

Sfidanti.al