Paris SG si Bajerni, gjigandët bëjnë garë kush të jetë më dobët!

Në fushë ishte treshja e madhe, dhe në tribunë ishin tifozët. Gjithsesi, nuk pati mbrëmje të lumtur në “Parkun e Princave”, ndërsa Paris SG bëri një tjetër gabim. Pavarësisht Mesit, Mbapesë e Nejmarit, sërish kampionëve të Francës u mungoi fantazia dhe ata u ndalën në barazim 1-1 me legjendën e kahershme, Reims, skuadrën e parë që i solli vendit të madh europiane lavdinë në kontinent, por që tani është shumë larg asaj epoke. Gjithsesi, trajneri anglez Uilliam Still mbetet ende i pathyer, dhe i huazuari nga Arsenali, Folarin Balogun siguroi pikën në minutën e 6-të shtesë. Nejmari realizoi, por Verrati doli me të kuqe, ndonëse kjo nuk mund të jetë justifikim. Si shpjegohet që Mesi, Mbape e Nejmar duket sikur janë “memecë” me njëri-tjetrin, ndërsa PSG po bën garë me Bajernin se kush e kush të jetë më dobët.

Sfidanti.al