Ju kujtohet magjistari i famshëm Koperfild që zhdukte trenin me gjithë vagona ,duke habitur gjithë botën me aftësitë e tij iluzioniste. Nuk e mbani mend? Po magjistarin nga Vlora, Nustret apo si e kishte, që donte të “zhdukte” historinë e Gjirokastrës, vetë Kalanë e qytetit? Po shyqyr zotit që nuk e lejoi paria e qytetit, duke iu lutur se kalanë e kemi të shtrenjtë dhe nuk bëjmë dot xhibla me të. Ka edhe futbolli magjistarët e tij , kudo në botë, por ajo që ka ndodhur tek ne e ka “zilepsur” gjithë dynjanë…
I kishim stadiumet plot dhe ..fap me një numër prestigjatori ato u boshatisën. Më e bukura ishte se ne kujtonim se ishte thjesht një numër dhe njerëzit do të na ktheheshin prapë në stadiume, por magjia na mbeti si dopjo gjashta dhe.. nuk na ikën! Nuk ka më njerëz për të parë Golat, ka të tillë vetëm për të parë Gala-të. Po ç’dreqin janë këto Gala-të? S’e patë këtë të fundit që e bëri me bujë FSHF-ja. Magjia ishte fuqiplote: njerëzit e stadiumit i nxjerr jashtë dhe i fut vetëm në një sallë. Dhe vetëm më të mirët se është nata e ..më të mirëve..
Sfidanti.al