Megajer ka të ardhme tek Man. Junajtidi, thotë trajneri Ten Hag

Për momentin, në vend të tij po luan një argjentinas. Lisandro Martinez mban fort vendin e qendërmbrojtësit tek Mançester Junajtidi, në krah të francezit Rafael Varan, ndërsa ylli i Anglisë është në stol. Harri Megajer nuk po kalon aspak periudhë të mirë në “Old Traford”, duke luajtur shumë pak, ndonëse mbetet titullar për kombëtaren angleze dhe ishte ndër të dalluarit në Kupën e Botës në Katar. Trajneri Erik Ten Hag i jep shpresë, me gjasë që të mos dëshpërohet. “Megajeri nuk është zgjedhje e pestë për ne, – thotë holandezi, – është lojtar i rëndësishëm. Thjesht do të duhet të luftojë për një vend në formacion”.

Sfidanti.al