Dy janë skuadrat më historike në Amerikë, dhe njëra prej tyre duket se po kthehet. Ndërsa Lejkërsat e Lebron Xhejmsit herë kënaqin e herë zhgënjejnë, nuk mund të thuhet kështu për Bostonin. Sëlltiksat, që mbajnë rekordin e titujve bashkë me skuadrën nga Kalifornia, po zhvillojnë një sezon të shkëlqyer, të cilit i dhanë vazhdim me fitoren e rëndësishme ndaj Torontos. Shifrat ishin 106-104, ndërsa edhe më i rëndësishëm ishte fakti se suksesi u arrit jashtë fushe dhe madje pa praninë e yllit kryesor, Xhejzën Tatëm. Xhejlën Braun udhëhoqi ekipin me 27 pikë, ndërsa Uilliams e ndihmoi me 25 e Brogdon me 23. Kanadezët gjithashtu kishin mungesa, ndërsa nuk u dorëzuan deri në fund, por Bostoni ia doli ndoshta për shkak edhe të përvojës më të madhe. Kjo ishte fitorja e 9-të radhazi për Sëlltiksat, të cilët kryesojnë bindshëm Konferencën Lindore në NBA, me 35 fitore e 12 humbje, duke qenë skuadra më e mirë e sezonit të rregullt. Shpresa është që këtë vit të fitohet titulli pasi vjet u arrit Finalja e Madhe.
Sfidanti.al