Jokiç sërish kryeson renditjen për lojtarin e vitit në NBA!

Ka qenë i pari edhe javën e kaluar, dhe në javë të tjera më herët. Nikola Jokiç nuk dihet nëse do të shpallet sërish Lojtari më i mirë i sezonit të rregullt të NBA-së, pasi kjo varet shumë edhe nga votat e publikut, por gjithsesi nga ana teknike ai është “i paprekshëm”. Ylli serb i Denverit arriti tripëll dabëllin e 90-të në karrierë, të 14-in në sezon dhe të 5-in në 6 ndeshjet e fundit, diçka që e ka bërë së fundmi vetëm Rasëll Uestbruk në 2021. Mesatarja e Jokiçit është e shkëlqyer me 25.1 pikë, 11 topa në tabela e 9.9 asistë për ndeshje, pra thuajse mesatare tripëll dabëlli. Pas tij vijnë të shkëlqyer të tjerë si Xhejzën Tatëm i Bostonit, Zhoel Embijd i Filadelfias, Luka Donçiç i Dallasit dhe Janis Adetokumbo i Miluokit.

Sfidanti.al