Nuk e nisi karrierën në Mynih, por aty njohur sukseset më të mëdha, e megjithatë nuk dëshiron që ish-skuadra e tij ta shkatërrojë kampionatin. Lotar Mateusi, ish-kapiteni i Bajernit dhe i Gjermanisë, është nga ata që beson se një fitore e Lajpcigut ndaj rekordmenëve të titujve do ta bënte shumë më të bukur Bundesligën. “Gara për titull do të ishte shumë emocionuese nëse Lajpcigu fiton ndaj Bajernit, – thotë ai, – kjo sepse Lajpcigu do të afrohej në 3 pikë, dhe po ashtu gara do të ishte më e fortë nëse Frajburgu do të mundte Volfsburgun. Kjo vlen padyshim për tifozët e paanshëm, jo për ata të Bajernit”.
Sfidanti.al