Bajerni “fërkon duart” për Musialën, njërin nga talentet e mëdhenj të Europës

Ka një renditje të futbollistëve më të mirë nën 23 vjeç në 5 ligat kryesore të kontinentit. Një renditje e tillë bëhet për lojtarët e rinj që krijojnë më shumë aksione për gjuajtje në portë dhe nëse në krye është 22-vjeçari hungarez i Lajpcigut, Soboslai, në vend të tretë është një “margaritar” i Bajernit. Po flasim për Xhamal Musialën, i cili është vetëm 19 vjeç, dhe që ka krijuar 5.08 gjuajtje për ndeshje mesatarisht. Përpara tij janë vetëm Soboslai dhe Kvaratskelia i Napolit, ndërsa Musiala ka lënë pas emra të njohur si Foden, Vini, Saka apo Leao.

Sfidanti.al