Si gardian e kishin shumë të mirë dhe e kishin marrë hua nga Mançester Junajtidi. Gjithsesi, Din Hendersoni u dëmtua dhe Notingem Foresti dëshiron të ketë një portier tjetër për vazhdimin e sezonit. Për të zëvendësuar Hendersonin, që shkëlqeu për aq sa ishte në fushë, drejtuesit e klubit në “Siti Graund” po mendojnë të bëjnë një lëvizje të guximshme. Në planet e tyre është Kejlor Navasi, portieri i Paris SG, dhe që e ka fituar Championsin tri herë me Realin e Madridit. Nëse një transferim i tillë do të realizohej, atëherë Navasi do të bashkohej me një skuadër që ka dalë kampione e Europës më herët, pikërisht në 1979 dhe 1980 nën drejtimin e trajnerit të famshëm Najxhël Kllaf.
Sfidanti.al