Tatëm shënon 51 pikë në fitoren e 7-të radhazi të Bostonit!

Kapiteni i Sëlltiksave është plotësisht në ambientin e tij, apo në “elementët e tij”, siç thonë në Amerikë. Xhejzën Tatëm shënoi plot 51 pikë për Bostonin që fitoi ndeshjen e 7-të radhazi dhe vazhdon të forcojë pozitat si skuadra më e mirë e Lindjes. Suksesi ishte 130-118 ndaj Sharlotës dhe Tatëm ishte i saktë në lojën e tij me 65 për qind saktësi nga gjuajtjet e lojës dhe 100 për qind në gjuajtjet e lira. Ai pati edhe 9 topa në tabela e 5 asistë, ndërsa Sëlltiksat janë në vend të parë në Lindje me 33 fitore e 12 humbje, madje janë për momentin ekipi më i mirë në NBA.

Sfidanti.al