Futboll në kohë lufte, Shahtari jep për ushtarët 23 milionë euro të Mudrikut!

Transferimi ishte i jashtëzakonshëm, dhe në total do të fitohen 100 milionë. Mihajlo Mudrik është talenti i ri i futbollit ukrainas, që shpresohet të arrijë nivelet e një Oleg Blohini apo Andrij Shevçenkoje, ndërsa klubi i tij (tashmë “ish”), Shahtari i Donjeckut, bëri një gjest të madh. Drejtuesit vendosën t’u japin ushtarëve ukrainas 23 milionë nga shuma e përgjithshme, pra afërsisht një të katërtën. Ky quhet biznes futbolli në kohë lufte dhe Shahtari ndjeu detyrim për të ndihmuar ushtrinë që po lufton ndaj forcave ruse.

Sfidanti.al