Dy herë do të ketë përballje me Mançester Sitin, kampionin në fuqi, ndërsa nga një herë do të duhet të ndeshet me Mançester Junajtidin, Liverpulin, Çelsin dhe Njukasëllin. i tillë kalendari i mbetur prej 20 ndeshjesh të Arsenalit në këtë sezon të Premier Ligës, dhe trajneri Mikel Arteta kërkon që ekipi i tij të arrijë patjetër 90 pikë për të fituar titullin. Junajtidi është i vetmi ekip që i ka shkaktuar një humbje shtëpiake “topçinjve” këtë sezon, ndërsa Njukasëlli i mori barazimin në “Emirejts”. Objektivi për 90 pikë është i arritshëm, por nuk do të jetë aspak e lehtë.
Sfidanti.al